Portieri i Shakhtar Donetsk, Dmytro Riznyk ka luajtur ndaj Portos në Ligën e Kampionëve, vetëm disa ditë pasi humbi vëllain nga luftimet në Ukrainë, por numri një ukrainas donte të dilte në fushë për të kujtuar pikërisht vëllain Serhiin.
Portieri i Shakhtar Donetsk nuk pati të njëjtin fat si kolegu i tij në ekipin Biancoceleste, pasi pësoi tre gola ndaj Portos që fitoi 1-3.
Megjithatë, prania e tij në fushën e Hamburgut kishte një kuptim të rëndësishëm, sepse disa ditë më parë Riznyk mori një lajm tragjik: vëllai i tij Serhii kishte vdekur në luftën në Ukrainë vetëm në moshën 34-vjeçare.
I shqetësuar nga zia, Dmytro (i lindur në 1999) kishte humbur ndeshjen kampionale të fituar 1-0 kundër Obolon të Kievit, por të martën zgjodhi të luante ndeshjen e Ligës së Kampionëve për të harruar dhimbjen e humbjes së vëllaut.
“Më dhemb të di që nuk je më këtu. Ti ishe shkëmbi im, por do të jesh me mua përgjithmonë”, ka shkruar portieri i Shakhtarit në një postim prekës në rrjetet sociale. /Telegrafi/