Një jetë e re në familjen Jashari, vogëlushit i vendosin një emër simbolik

June 4, 2023

Bekim Jashari ka treguar për gëzim në familjen e tyre, bëhet fjalë për lindjen e djalit të tretë të Besartes.

E këtij djali i është vendosur emri mars – pra muaji i rënies heorike të familjes Jashari.

”Gëzim i madh për familjen tonë! Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motres sime Besartes”.

“Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën e tyre, gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë që sot fëmijët dhe të gjithë ne gëzojmë”.

Mirësevjen Mars! Të urojmë jetë të gjatë e të lumtur! Qofsh i dobishëm për shtetin, shoqërinë dhe kombin tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook. /Gazeta Expres

Previous Story

Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, ky është djali që zgjodhi nga 300 kandidatë

Next Story

Sot në Shkup, Ali Ahmeti shënon 21 vjetorin e BDI

Latest from Blog

Go toTop