Një fjalë i kushton mbrojtësit 10 ndeshje pezullim

October 9, 2024

Mbrojtësi italian, Marco Curto, është pezulluar me dhjetë ndeshje për abuzim racor ndaj sulmuesit Hwang Hee-Chan gjatë një ndeshje miqësore të zhvilluar mes Comos dhe Wolverhamptonit, më 15 korrik.

Curto e kishte quajtur “Jackie Chan” sulmuesin nga Koreja e Jugut, Hwang.

“Lojtari Marco Curto është pezulluar me 10 ndeshje për sjellje diskriminuese”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-s.

25-vjeçari Curto më 23 korrik u huazua për një vit nga Como te skuadra e Cesenas që garon në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Previous Story

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë

Next Story

Dueli delikat në Çeki, UEFA cakton një gjyqtar francez për sfidën e Shqipërisë

Latest from Blog

Go toTop