Një ditë e veçantë për filantropin e njohur, Lazim Destani

October 22, 2023

Filantropi dhe biznismeni i njohur Lazim Destani ka njoftuar se dje ka qenë një ditë e veçantë për biznesin e tij, pasi kompania “Next.e. Go Mobile” që merret me prodhimin e veturave elektrike është bërë pjesë e Bursës “NASDAQ” me seli në New York.

Destani ka thënë se kjo shënon një arritje të madhe për kompaninë “Next.e.Go Mobile”, pas një pune të madhe që është bërë.

“Listimi i Next.e.Go Mobile në këtë bursë amerikane dhe shpallja e djeshme e bërjes publike përbën kulmin e një pune të madhe e me përkushtim të një ekipi të tërë. Kjo arritje është dhe fillimi i kapitullit tjetër në rrugëtimin e Next.e.GO Mobile. Nasdaq gjithmonë ka qenë qendër për inovacionin dhe ne jemi vërtet të lumtur që jemi pjesë e këtij ekosistemi me aq shumë ndikim”, shkroi ai në Facebook.

Lojtës Videosh

 

Previous Story

Kosova dhe Serbia nesër në tryezën e diskutimeve të krerëve të diplomacisë së BE-së në Luksemburg

Next Story

Nderim Neziri: “Big Brother” nuk është program për edukim

Latest from Blog

Go toTop