Një brazilian, një boshnjak dhe një shqiptar, FC Shkupi me tre futbollist përforcon sulmin

Armin Hodzic, Niltinho dhe Luan Abazi janë zyrtarizuar pasditë e sotme nga FC Shkupi. Skuadra nga Çairi ka prezantuar tre prurjet e reja për sezonin e ri, dy prej të cilëve (Hodzic dhe Niltinho) “Sportmania” paralajmëroi ekzkluzvisht më herët, përderisa sot të njejtit u konfirmuan.

“Më vjen mirë që jam pjesë e Shkupit, me të cilin klub kemi plane të mëdha dhe kjo është arsyeja që kam ardhur këtu, që ti konkretizojmë planet tona dhe të jemi sa më të mirë. Jam shumë i lumtur që jam këtu, ku nga klubi më kanë pritur mrekullueshëm dhe po punojmë mjaft mirë”, është shprehur Hodzic.

“Ndihem shumë mirë, të gjithë më kanë bërë pritje shumë të mirë dhe pozitive, gjithashtu edhe futbollistët më pritën shumë mirë! Kam ardhur këtu për të forcuar një grup që tashmë është shumë i mirë. Pritshmëritë janë shumë të larta, klubi ka objektivat e tij dhe ne do të mundohemi që ti arrijmë ato. Me punë, përkushtim dhe durim, së bashku me tifozët do të festojmë arritjet tona”, ka thënë Niltinho, me të cilin Shkupi ka firmosur kontratë një vjeçare.

Ndërkohë Luan Abazi te Shkupi vjen në formë huazimi nga FC Ëill.

“Duke pare seriozitetin e kryesisë, jam i kënaqur me ardhjen time në FC Shkupi. Gjatë qëndrimit tim në kampin e U21 të Maqedonisë së Veriut, disa nga kolegët të cilët janë pjesë e FC Shkupit, me kanë treguar për planet dhe ambiciet e klubit. Kështu shpresoj që me golat e mi, të ndihmoj klubin në fund të sezonit të shpallemi kampion dhe të arrijmë sa më lartë në kupat evropiane”, ka thënë Abazi në prononcimin e parë si futbollist i Shkupit.

Share

Go toTop