Një arsye e neveritshme pse nuk duhet të shkoni në shtrat me flokë të lagur

Njerëzit nuk duhet të shkojnë në shtrat me flokë të lagur, dhe arsyeja pse është mjaft e neveritshme.

Të gjithëve mund të na doket e mundimshme tharja e flokëve përpara se të shkojmë në shtrat, por sipas ekspertëve të gjumit në Happy Beds, mjedisi i ngrohtë dhe i lagësht i krijuar nga flokët tuaj të lagur ofron terrenin perfekt për rritjen e merimangave, shkruan The Mirror.

Merimangat e pluhurit janë dëmtues mikroskopikë të ngjashëm me insektet që zakonisht jetojnë në pluhurin e shtëpisë dhe gjenden në të gjitha shtëpitë, veçanërisht në dhomën e gjumit, dyshekë dhe në shtrat – qindra merimanga të pluhurit mund të jetojnë në vetëm një gram pluhur.

Për të evituar këtë, nuk duhet të pushoni kokën tek ballii krevatit, nëse e vendosni kokën mundohuni që ta pastroni kohë pas kohe.

Krahas kësaj, ju duhet ta lani shtratin çdo javë dhe të ndërroni jastëkët tuaj çdo dy vjet, pasi sa më gjatë t’i lëni, aq më shumë merimanga mund të keni.

Share

Go toTop