Një 47-vjeçare vdes, bashkëshorti dhe vjehra në koma – janë helmuar nga byreku me presh

Kanë ngrënë byrek shtëpie me presh, e gjithë familja u helmua. Ka ndërruar jetë një 47-vjeçare e cila po hante byrek me bashkëshortin dhe vjehrën.

Gruaja ka ndërruar jetë sot, ndërsa bashkëshorti dhe vjehra janë në Spital të Shkupit në gjendje kome.

Të afërm të familjes informuan Alfa Tv se byrekun e ka bërë vjehra me dy lloje miell dhe me presh.

Toksikologjia thotë se është helmim me “pesticid metomil”.

Dilema më e madhe është se si helmi përfundoi në ushqim.

Rasti është raportuar në polici pak ditë më parë. Informatat kanë dalë në buletinin e djeshëm të MPB-së:

“Me datë 17.10.2023 në ora 12.00 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nga Klinika e Toksikologjisë është raportuar se me datë 15.10.2023 për ndihmë mjekësore janë sjellë tre persona nga Shkupi, të helmuar nga ushqimi i bërë në shtëpi, i cili është bërë në shtëpinë e tyre familjare në Shkup”.

Metomyli është një insekticid – i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, i ndaluar për shitje në vend.

Pas ngjarjes tragjike, ku një familje e tërë u helmua nga byreku i preshit të bërë vetë, një grua ka vdekur, ndërsa bashkëshorti dhe nëna e tij janë në gjendje kome, njoftoi mjeku Niko Beçarovski. Ai thotë se shkak i helmimit nuk është as preshi dhe as mielli.

“Për të mos përhapur frikë të panevojshme në popullatë, shkaku i helmimit të familjes dhe fatkeqësisht i një jete të humbur me pesticidin Metomyl (karbamat), nuk është as “prashi i spërkatur” dhe as mielli i byrekut.

Përndryshe, mjafton një lugë çaji pluhur i koncentruar i këtij pesticidi për të shkaktuar vdekjen e një të rrituri. Kërkoni më shumë informacion nga Ministria e Brendshme. Ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit”, ka shkruar Beçarovski.

Më herët, kryetari i Shoqatës së Laboratorëve, Ivica Apostolov, tha se pesticidi vdekjeprurës është i ndaluar për shitje që nga viti 2015 dhe apeloi tek institucionet që të hetojnë se ku është blerë.indeks.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.