Nita Latifi flet për mesazhet kërcënuese të Zhaklinës: Kishte shumë agresivitet dhe ofendime!

Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi, ka qenë e ftuar këtë javë në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo i është përgjigjur 25 pyetjeve që lidhen me karrierën dhe jetën e saj në përgjithësi.

Mes të tjerash, ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, është pyetur edhe për debatin e saj virtual me opinionisten Zhaklin Lekatari, pak ditë më parë.

Nita e ashpër ndaj Zhaklinës e cila tha se ndjehet më e sigurt në Serbi se aty ku ka shqiptarë:
“Komunikimi mes meje edhe Zhakut mbetet diçkla private, çka mundem të them është se ka pasur një agresivitet edhe ton të ashpër edhe ofendime ose komentimi i karrierës time që mu duk qesharak”, tha Nita.

Kjo erdhi pasi Nita bëri një reagim publik pas një statusi që Zhaklina publikoi në Twitter nga Beogradi, ku shkruante ndjehej “e sigurt” atje.

E pyetur se nëse i erdhi keq që Zhaklin e quajti pseudo-artiste, Nita tha se nuk i bëri fare përshtypje një gjë e tillë.

“Nuk më bën përshtypje kur një person e vlerëson karrierën time, është veç një person”, deklaroi Latifi.

Nita përndryshe ishte një nga banoret që qëndroi më gjatë në shtëpinë e BBVA dhe arriti deri në gjysmëfinale.

Share

Go toTop