Nisin procedurat, Cristiano Ronaldo mund të deportohet nga Arabia Saudite

April 20, 2023

Cristiano Ronaldo kapi organet gjenitale kur dëgjoi thirrjet e tifozëve, të cilët brohoritën emrin e Leo Messit. Ky veprim i tij ka acaruar tej mase tifozët dhe opinionin në Arabi.

Të shumtë janë tifozët që po kërkojnë deportimin e tij nga Arabia Saudite. Madje avokatja e njohur, Nouf bin Ahmed ka gati ankesën të cilën do ta dorëzojë Prokurorinë Saudite kundër portugezit.

“Kryerje e veprës penale të paturpësisë publike” është akuza që ka hedhur në padi avokatja arabe. Kjo konsiderohet si një krim i çnderimit publik dhe është një nga krimet që sjell arrestim dhe dëbim nëse kryhet nga një i huaj”, tha avokaja që ka studiuar të drejtën ndërkombëtare.

Edhe gazetari i njohur arab, Ozman Abu Bakr ka kërkuar nga Federata që t’i ndërpresë kontratën Ronaldos pasi që sipas tij veprimi i tij ishte imoral dhe kundër shtetit arab./Indeksonline/

Previous Story

BE ndalon prodhimin e produkteve që dëmtojnë pyjet, ndër to kafeja, kakao e vaji i palmës

Next Story

BDI: VMRO është kundër shqiptarëve, Korridorit 8, BE-së dhe SHBA-ve

Latest from Blog

Go toTop