Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se janë tri arsye pse shqiptarët po emigrojnë nga atdheu.
Ai tha se arsyet janë kulturore, historike dhe gjeografike.
“E para është se jemi mësuar se nuk duhet të lëshojmë vendin. Kemi këngën niset trimi për gurbet. Por trimi nuk ikën. Trimi qëndron në vendin e tij”, tha ai.
“Arsyeja tjetër është historike. Shqiptarët gjithmonë kanë ikur dhe kanë migruar. Kemi arbëreshët që ikën kur humbi Skenderbeu luftën. Kemi një diasporë të madhe në Greqi, që quajnë veten arvanitas. Kemi mbi 6 milionë njerëz që besohet nga Turqia deri në Siri jetojnë dhe janë asimiluar. Migrimi në botën shqiptare, përpos që është fakt historik është edhe fakt i tanishëm”, shtoi ai.
“Dhe kemi aspektin gjeografik, shpesh kemi thënë se në Kosovë del shpejt nga Kosova vetëm me të 5-tën. Kemi lëvizje të popullatës. Kjo ndodh edhe në vende shumë të mëdha”, përfundoi ai. /Gazeta Express/