Nikollovski: Qytetarët janë lodhur nga skenaret e filmave të VMRO-së, Maqedonia e Veriut në BE është çështje e kryer!

Gazetari i njohur, Ljubisha Nikollovski në një shkrim analitik të tij shkruan se Hristijan Mickoski dhe Rumen Radev janë kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit” dhe Hristijan Mickoski. Të dy e bëjnë këtë në mënyra të ndryshme, por qëllimi i tyre është i njëjtë.Fatmirësisht, i pari tashmë “po i ndodh popullit” i cili u lodh nga sundimi “i përkohshëm” i vetëm në kushtet e krizës politike në Bullgari, periudhë gjatë së cilës ai e rusizoi vendin. Protestat e zhvilluara këto ditë në Sofje janë reagim ndaj largimit të Bullgarisë nga BE dhe NATO dhe rrezikut të forcave proruse në parlamentin bullgar”, shkruan Nikollovski.

Sipas tij, qytetarët së shpejti do të kuptojnë “skenarin e filmit” që po bën VMRO-ja për dëmtimin e shtetit, dhe me këtë rast do të bëhët e qartë dhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE tashmë është çështje e kryer.

“Është vetëm çështje kohe kur edhe qytetarët e Maqedonisë do ta “shpërthejnë filmin” që menaxhmenti i VMRO-DPMNE-së ua projekton me muaj të tërë kundër ndryshimeve kushtetuese, kundër BE-së dhe SHBA-së, e mbi të gjitha kundër Maqedonisë që të kujton shumë një skenar nga produksioni i “Mosfilm”. Por as Radev dhe as Mickoski nuk e kuptojnë se hyrja e Maqedonisë në BE është punë e përfunduar. Dyert e Brukselit janë të hapura dhe për këtë duket më së shumti ish-ministri bullgar i Mbrojtjes dhe lideri nderi i VMRO-BND, Krsimir Karakaçanov. Ai vetëm tani e kupton se diplomacia maqedonase tashmë e ka përfunduar punën e saj pa e ditur Bullgaria se çfarë po ndodh në qarqet diplomatike të Brukselit dhe Uashingtonit”, përfundon Nikollovski.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.