Ngjarjet në Kumanovë, Bela: Iseni dhe Toshkovski i’a huqën, ky jo profesionalizëm nuk ka vend në MPB

December 5, 2024

Shkruan: Valon Bela – Analist

A duhet qytetarët të brengosen për sigurinë e tyre kur shohim joprofesionalizmin e Ministrit Toshkovski dhe zëvendësit të tij Iseni? I pari tha se incidentet e fundit të djegieve të veturave dhe djegies së zyres janë nga grupe mirë të organizuara, i dyti tha se janë grupe kriminale që qerojnë hesape mes vete. Që të dytë ia huçën sepse perdoni i kapur nga policia është i sëmur dhe me të meta mendore.

Ky jo profesionalizëm nuk ka vend tek Ministria e Punëve të Brendshme!

Dorëheqje të menjëhershme për këta njerëz joserioz që pozicionin e tyre e marrin si hajgare në vend të shërbimit dinjitoz ndaj qytetarëve. Në këto situata delikate institucionet e sigurisë duhet të tregohen tepër të matura, të koordinuara dhe të mirëinformuara, diçka që aspak s’janë dëshmuar si të atilla prandaj edhe duhet deponuar dorëheqjet udhëheqësit e këtyre institucioneve.

Previous Story

Ligji për Gjuhët, Kadriu: Nëse pranohen të gjitha kontestimet, ekzistenca e ligjit vihet në pikëpyetje si tërësi

Next Story

Ahmeti me 12 dhjetorë në Gostivar, Xhaferi paralajmëron pritje dinjitoze

Latest from Blog

Go toTop