Nga Zhegrova te Aro Muriç e Florent Muslija, paraqitja fantastike e futbollistëve kosovarë nëpër botë

Futbollistët shqiptarë kanë pasur një tjetër javë të suksesshme në kampionatet e ndryshme nëpër botë.

Telegrafi në bashkëpunim me faqen e specializuar për statistika të futbollistëve SofaScore ku ju sjellin pesë lojtarët me notat më të mëdha këtë fundjavë nëpër botë.

Padyshim që nota më e lartë shkoi për Edon Zhegrovën (9,0), i cili shkëlqeu me fanellën e Lille ndaj Lorient me dy gola të shënuar në tetë minuta sa qëndroi në fushë.

Zhegrova preku vetëm pesë herë topin, por pati edhe tre pasime të sakta.

Notë të lartë mori edhe Valon Berisha që luajti 89 minuta për Melbourne Cityn në sfidën ndaj Newcastle Jets (8,0).

Berisha ka prekur 100 herë topin teksa ka pasur pesë pasime kyçe, tre dule të fituara dhe 11 topa të saktë të gjatë. Reprezentuesi kosovar pati edhe pesë ndërprerje të aksioneve të kundërshtarëve.

I jashtëzakonshëm ka qenë edhe portieri Arijanet Muric në fitoren e Burnleyt ndaj Sunderland.

Gardiani kosovar ka mbajtur portën e paprekur, derisa bëri katër pritje në total. Muric kishte 46 pasime të sakta, derisa nga topat e gjatë pesë prej tyre ishin të saktë.

Mirlind Kryeziu është rikthyer titullar te Zurichu dhe ka qenë më i miri në barazimin 2-2 ndaj St Gallen.

Qendërmbrojtësi i Kosovës qëndroi 90 minuta në fushë teksa u vlerësua me notë 7,3. Futbollisti me prejardhje nga Mleçani i Malishevës bëri 10 spastrime, tre ndërhyrje në top, bllokoi dy gjuajtje dhe pati shtatë duele të fituara.

Ndërkohë paraqitje shumë të mirë pati edhe Florent Muslija i cili realizoi gol në fitoren e Paderborn 3-2 ndaj Greuther Furth. Mesfushori nga Kosova mori notë 7,1 ku realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, pati dy duele të fituara dhe preku 37 herë topin. /Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.