Nga Shkupi, Hamidi transferohet tek kampioni i Kosovës, FC Ballkani

FC Shkupi në fillim të këtij sezoni humb edhe njërin nga lojtarët kryesor të ekipit. Bëhet fjalë për Ëalid Hamidin që largohet nga Shkupi. “Sportmania” ekskluzivisht mëson se Hamidi ka arritur marrëveshje me skuadrën kampione të Kosovës, Ballkanin.

Algjeriani pritet ti bashkohet këto ditë skuadrës së Ballkanit, të cilët gjithashtu po vazhdojnë garat në eliminatoret e Ligës së Konferencës, ku po bëjnë sërish paraqitje dinjitoze.

26 vjeçari te Shkupi erdhi verën e vitit 2021, ku me fanellën e bardhekaltërve regjistron 70 paraqitje, gjashtë gola dhe shtatë asiste.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.