Nga ngacmimet e batutat te pyetja e Kristit për Zhaklinën, çfarë ndodhi mbrëmë me vizitën e dy opinionistëve në shtëpinë e Big Brother Vip

Dje Top Channel vendosi ta kishte një ditë zie, në shenjë solidarizimi për ngjarjen e rëndë ku persona të armatosur qëlluan në drejtim të godinës së televizionit dhe për pasojë humbi jetën roja i sigurisë. E për pasojë spektakli i Big Brother Vip nuk u zhvillua ashtu siç pritej, ndërkohë pasi banorët u njoftuan mbi ngjarjen, ata u surprizuan me një vizitë në shtëpi nga dy opinionistët, Zhaklina dhe Arbri.

E duket se darka e banorëve me opinionistët pati batuta të shumta, ndërsa ishte Zhaklin ajo që nisi t’i ngacmonte nga pak lojtarët.

Ajo tha se debatet që bëhen mes tyre janë fiktive, pasi në fund të sherrit sërish puthen e përqafohen.
Opinionistja madje i tha Luizit se deri në fund të këtij formati, ai do e puthë Qetsorin në buzë në kuadër të lojës.

Zhaklin nisi të përmendte edhe shprehjet e “famshme” të banorëve, “Bëj gati valixhet”, “Akoma nuk ke ikur ti”, “Në kuadër të lojës”, etj…të cilat shkrinë së qeshuri konkurrentët. Kristi nga ana tjetër e pyeti Zhaklin nëse ajo është apo jo beqare. Kjo e fundit u shpreh se po.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.