Edhe pse është një figurë shumë simpatike dhe e dashura Sara Hoxha ka ende shumë për të thënë e rrëfyer për publikun. Një ‘rrëfim’ pa doreza ajo e ka bërë së fundmi në ‘Top Albania Radio’ në një intervistë ku ka folur rreth shumë të pathënave.
Influencerja është kthyer pas në kohë, pikërisht te njohja me Ledrin, duke treguar se as që e mendonte se mund të kishin diçka bashkë.
“Jo unë në fillim nuk e kam menduar fare. Në fillim për mua ka qenë: “A je në terezi? Çfarë po bën? Pse po flet?” një pikëpyetje e madhe. Shumë gjëra që Ledri i ka kuptuar këto pikëpyetje tek unë dhe kam qenë shumë e ftohtë. Unë mendoj që kjo ftohtësia e ka bërë Ledrin për vete.”-tha Ledri.
Ajo tregoi se prindërit e Ledrit i ka takuar shumë herët dhe kjo ishte një nga arsyet pse Ledri i dha një siguri edhe më të madhe.
“Unë Xherin dhe Agronin i kam takuar shumë shpejt, kur ne akoma nuk njiheshim vetë mirë sepse Ledri ka atë marrëdhënien shumë të afërt me ata dhe i tregon çdo gjë. Nuk e kam unë me prindërit e mi mbase sepse jam vajzë edhe po nuk isha e sigurtë për diçka nuk mund t’i them që po njoh dikë dhe nuk jam i sigurtë nëse është i duhuri. Takova Xherin dhe Agronin në fillim, një takim shumë i shkurtër. Pasi takova prindërit e tij, u ndjeva shumë mirë me ta sepse ishin shumë të mirë. Unë isha në Prishtinë dhe menjëherë kur u ktheva i tregova mamit sepse ai takimi që pata me prindërit e tij më dha një siguri që është djalë i mirë, familje e mirë sepse unë nuk dija asgjë. Nuk e njihja Ledrin fare.”
E sigurisht ka folur për periudhën më të bukur të jetës së saj. Momentin kur mori vesh se ishte në pritje të ëmbël Sara e përshkruan si më të bukurin në jetë.
“Nuk e di, mbase momenti më i bukur i jetës sime, kam qarë shumë atë ditë sepse nuk më besohej. Unë doja shumë një vajzë dhe këtej nga ana tjetër ndjeja shumë keq pse e kam këtë dëshirë se çfarë do bëja po të jetë çun do e dua po njësoj…fiksimet e mia. Ngaqë nuk kam patur një motër edhe mendoj që kjo ka qenë arsyeja. Doja shumë që t’i bëja vetes sime një motër dhe unë Poin e kam motër, shoqe të ngushtë. Unë këtë gjë mundohem edhe t’ja them, patjetër që unë duhet ta edukoj jo të ketë frikë nga unë por të më respektojë si mama, unë mundohem shumë që ajo të më shohë mua si shoqen e ngushtë, si motrën e vet.”
E pyetur për planet e dasmës, Sara tha se mendon se është shumë e vështirë të merresh me organizimin. Ajo shtoi se në plan aktualisht nuk e kanë por nuk e përjashton si mundësi.
“Pas promovimit të albumit ishte diçka shumë e vështirë për të organizuar se si do ulen njerëzit, aty i thashë Ledrit që njëherë për njëherë as nuk e kemi në plan nuk e di. Po tani qejf kam por kam më shumë qejf të jem e ftuar diku sesa…”