Nga 14 komunat shqiptare, Çairi komuna me më së paku premtime të mbajtura

September 24, 2023

Komuna e Çairit, është njëra prej Komunave që më së paku po i mbanë premtimet e dhëna në zgjedhjet e fundit lokale, këtë e tregon platforma e re e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike, nga ku kanë bërë hulumtime për 14 komuna të drejtuara nga kryetarë shqiptarë.

Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit, sipas platformës IDEA, ka 49 premtime, por 83.67% e tyre nuk kanë filluar.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të “IDEA-s”, komuna e cila ka realizuar më shumë premtimet e dhëna është Tearca, nga 54 premtimet, vetëm nuk kanë filluar 51.58%.

Omer Ajdini Drejtor ekzekutiv Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike thotë se po monitorojnë edhe financat e komunave.

“E kemi komunën e Çairit për momentin në të cilat shihet se nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna në platformë, ne nuk themi që nuk kanë punuar aspak por ne flasim për platformën zgjedhore të cilën e kanë pasur. Po ashtu është edhe një komunë tjetër e cila nuk ka realizuar asnjë nga premtimet, unë e di që është komuna e Strugës e cila nuk ka të realizuar asnjë nga premtimet e dhëna në platformën zgjedhore”, theksoi Omer Ajdni, drejtor ekzekutiv i IDEA.

Sa i përket verifikimit të realizimit së premtimeve nga kryetarët e komunave, Ajdini tha se metodologjia bazohet në mbledhjen e të dhënave nga platformat të cilat i kanë pasur kryetarët e komunave në zgjedhjet e kaluara lokale. Siguroi se kanë ndërtuar metodologji të mirë, por të cilën synojnë ta përmirësojnë edhe më tej.

 

Previous Story

Bianca Junzell për herë të parë zbulon anën tjetër të saj: Më duket se askush nuk mund t’i kryej më mirë se unë punët e mia

Next Story

Ajdini nga IDEA: Visar Ganiu nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e dhëna në platformë

Latest from Blog

Go toTop