Nga 1 tetori rritje e pagave prej 10% për të punësuarit në MPB

September 11, 2023

“Nga 1 tetori të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme do t’u rritet paga për 10 për qind dhe deri në fund të vitit regres për pushim vjetor prej 10.000 denarë për secilin nëpunës të policisë”.

Kështu ka shkruar në Facebook ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në lidhje me pagat e të punësuarve në MPB, duke shtuar se kanë gjetur zgjidhje në interes të anëtarëve të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë.

“Gjithmonë kur besoni në të njëjtin qëllim, duhet të gjeni zgjidhje. Njëra apo tjetra duhet të jetë zgjidhja që do të jetë në interes të anëtarëve të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, por edhe të të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, shkruan Spasovski./Telegrafi/

Previous Story

Mori vëmendjen në stadium, por ja kush është tifozja bukuroshe e Kosovës…

Next Story

“KATANA”, mediat serbe me kërkesë absurde ndaj UEFA-s që ta dënojnë Mirlind Dakun

Latest from Blog

Go toTop