Maqedoni: Nga 1 tetori është ulur çmimi i roamingut për 30%, tarifat largohen totalisht nga viti 2028

October 4, 2023
66372632 - travel and technology concept: woman holding a 3d generated smartphone with roaming on the screen. graphics on screen are made up.

Tashmë nga 1 tetori i këtij viti, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të paguajnë 30 për qind më lirë roaming gjatë udhëtimeve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu thotë se vijon 30% ulje edhe në vitin 2026, ndërsa nga viti 2028, ministri thotë se do të hiqet roamingu me vendet e BE-së.

“Qytetarët tanë dhe biznesi nga RMV-ja, kur të shkojnë jashtë shtetit, tashmë kanë 30% shpenzime më të vogla për roaming dhe e kundërta, qytetarë të BE-së, ose bizneset që janë pjesë e procesit dhe aktivitetet i kanë në RMV, do të kenë 30% ulje. Gjithashtu definuam aktivitete, “road map” , në të cilat në vitin 2026 gjithashtu do të ketë ulje për 30% dhe pritet në vitin 2028, çmimet për roaming të jenë njëjtë si çmimet për ata shërbime që i kanë në tregun vendor, kjo do të thotë se në vitin 2028, të njëjtat çmime do t’i kemi, si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit”, tha Aliu.  /tv21

Previous Story

Komuna e Tetovës diskriminon personat me nevoja ndryshe, mungojnë kushtet bazike për kujdesin ndaj tyre…

Next Story

Eurodeputetët kërkojnë që Serbisë t’i ngrihen fondet e BE-së!

Latest from Blog

Go toTop