Neziri: Tema e ndryshimeve kushtetuese nuk duhet diskutuar, partitë e kanë për obligim t’i mbështesin

Duke folur për ndryshimet Kushtetuese dhe propozimin Francez, njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka thënë se kjo temë duhet të jetë prioritet për të gjithë partitë, jo vetëm për ato që përbëjnë shumicën parlamentare.

Ai ka deklaruar se integrimin e vendit në BE, në agjendën e tyre e kanë pasur dhe premtuar para qytetarëve të gjithë partitë politike dhe se kjo çështje e ndryshimeve kushtetuese nuk duhet as të diskutohet.

Sipas Nezirit, partitë e kanë obligim para qytetarëve që të mbështesin këto ndryshime sepse nga ato varet e ardhmja e vendit dhe qytetarëve.

Share

Go toTop