Kryetari i degës së Çairit, Bekim Neziri në organizimin e sekretariati për mundësi të barabarta dega Çair ka deklaruar se BDI-ja këto dy dekada ka realizuar shumë të drejta të shqiptarëve dhe se në këtë rrugë ka pasur ndihmën e të gjithë grave, nënave dhe motrave tona.
Sipas tij, kjo është edhe një tregues se ky sekretariat, apo forum mund të jetë edhe akademi politike për partitë politike tjera.
“Ajo që shoh këtu është se forumi i gruas, lirisht mund të konstatoj se është një akademi politike që është shembull për të gjithë se si dinë motrat, nënat dhe grat tona të organizojnë në këtë mënyrë. BDI-ja këto dy dekada ka realizuar shumë të drejta të shqiptarëve, Ali Ahmeti në krye të BDI-së ka bërë që shqiptarët e Shkupit të jenë krenarë dhe zot të vendit të tyre. Andaj, e falënderoj në emër tim dhe të degës së Çairit. BDI-ja në krye me Ahmetin dhe me z. Grubi në ekzekutiv në këtë mandat hap kapitull të ri që ndryshon jetën ekonomike të shqiptarëve. Z. Grubi me bashkëpunëtorët e tij, vendosin për hisen e shqiptarëve që përmirësojnë jetën e shqiptarëve me korridorin 8 dhe shumë projekte tjera”, tha mes tjerash Neziri.