Nexho godet me të parën, projekti i tij pëlqehet nga publiku

August 5, 2023

Me tekst dhe muzikë nga Nurteel dhe videoklip nga Adriatik Asllani, këngëtari i ri Nexho vjen me projektin e tij të titulluar “Luje, luje”. Një këngë ritmike me të cilën këngëtari dëshiron të kap suksesin në skenën muzikore shqiptare. Me prejardhje nga Kërçova, Nexho fillimisht kishte emigruar me familjen në Itali, më pas në SHBA e për tu rikthyer dhe vendosur përfundimisht për të jetuar dhe vepruar në Zvicër. Djaloshi 16 vjeçar ndonëse me projektin e parë, ka vendosur që të hyjë tregut muzikor me shumë seriozitet. Projekti i tij i parë i publikuar vetëm pak ditë më parë në Arkiva Shqip, është pëlqyer nga publiku shqiptar.

Previous Story

Grubi: Tuna dhe Bardhi me 13 gusht në “Peace Festival”

Next Story

Ndryshimet Kushtetuese/ Selmani: Vendimi i BDI për dorëheqje i papritur për VMRO-në, Mickoski në sprovë!

Latest from Blog

Go toTop