“New York Times”: Komandot amerikane në Izrael po ndihmojnë në gjetjen e pengjeve

Komandot amerikane në Izrael po ndihmojnë për të gjetur pengjet e rrëmbyer dhe të dërguar në Rripin e Gazës, më 7 tetor gjatë sulmit të Hamasit në territorin jugor të Izraelit, raporton prestigjiozja “New York Times”. Gazeta citoi Christopher P. Maier, ndihmës Sekretar i Mbrojtjes, të thoshte në një konferencë në Uashington: “Ne po i ndihmojmë në mënyrë aktive izraelitët të bëjnë më shumë gjëra”.

Ai tha se detyra kryesore është të ndihmohet në “identifikimin e pengjeve, përfshirë edhe ata amerikanë”. . Zyrtarët anonimë i thanë New York Times se disa dhjetëra anëtarë të Forcave të Operacioneve Speciale të SHBA kanë  arritur së fundmi. Ata do të ndihmojnë në gjetjen e pengjeve, por edhe në evakuimin dhe sigurimin e ambasadave në rajon nëse është e nevojshme, raportojnë mediat izraelite. Raporti thoshte se disa vende perëndimore kishin lëvizur fshehurazi forcat e tyre speciale më pranë Izraelit, për të ndihmuar me një shpëtim të mundshëm të pengjeve ose evakuimin në shkallë të gjerë nga Izraeli dhe Libani nëse konflikti përshkallëzohej.

Ekstremistët islamik Hamasi njoftoi mbrëmë se në ditët në vijim do të lirojë më shumë pengje që kanë nënshtetësi të huaj. Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeid, tha se kjo ishte rezultat i ndërmjetësimit të disa vendeve. Izraeli bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve dhe i shënon premtimet e Hamasit si një lojë psikologjike.

Share

Go toTop