Netanyahu refuzon armëpushimin: Bibla thotë se ka një kohë për paqe e e një kohë për luftë, kjo është për luftë!

October 31, 2023

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përjashtuar çdo armëpushim me Hamasin, pas shumë thirrjeve të fundit që të ndalën bombardimet në Gaza.

“Unë dua të bëj të qartë pozicionin e Izraelit në lidhje për një armëpushim. Ashtu si Shtetet e Bashkuara nuk do të bien dakord për një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbour, apo pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të luftimeve me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit. Thirrjet për armëpushim janë thirrje që Izraeli t’i dorëzohet Hamasit. Për t’u dorëzuar terroristëve. Të dorëzohemi para barbarisë. Kjo nuk do të ndodhë. Zonja dhe zotërinj, Bibla thotë se ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë. Kjo është një kohë lufte, një luftë për të ardhmen tonë të përbashkët”, ka thënë ai në një deklarim në gjuhën angleze. /Express/

Previous Story

Me vendim të Vuçiqit, ish-anëtari i BIA-s bëhet ambasador i Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë

Next Story

Australia heq dorë, Arabia Saudite kandidatja e vetme për organizimin e Kupës së Botës 2034

Latest from Blog

Go toTop