Nëse kthehet, Gruevski do të shkojë në burg

October 15, 2023

Sapo të shkelë në Maqedoni, Nikolla Gruevski do të shkojë në burg, shprehet zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, i pyetur se si e komenton deklaratën e Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani i cili tha se ish-kryeministri Gruevski më mirë të përballet me drejtësinë, sesa informacionet që i ka të jenë në duar të një shtetit tjetër.

“Nikolla Greuvski, në atë moment që do të shkelë në shtetin tonë, do të mbajë dënimin me burg në përputhje me aktgjykimet pozitive”, tha Darko Kaevski, zëdhënës dhe deputet i LSDM.

Kthimi i Gruevskit muajin e fundit ka qenë kryetemë në skenën politike të vendit. Ditë më parë, nënkryetari i LSDM-së dhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, për TV21 tha se duhet të ketë pajtim, por jo edhe falje e veprimeve të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Previous Story

Rezultatet kryesore të hulumtimit: Nuk ka litium të mjaftueshëm për të gjitha makinat elektrike të planifikuara

Next Story

Nuk merr pjesë në Samitin e Berlinit, Macron shtyn vizitën në Tiranë

Latest from Blog

Go toTop