Ekspozimi i tepërt në diell nuk do ta bëjë lëkurën tuaj më të bukur dhe më të nxirë, por mund t’ju shkaktojë vetëm një problem shtesë – djegiet.
Gjithçka që mbetet pas kësaj është skuqje, kruajtje dhe djegie e lëkurës.
Nëse nuk doni të jeni “të kuq si gaforrja”, shmangni banjat e tepërta të diellit midis orës 11:00 dhe 16:00, sepse atëherë rrezet UV janë më të forta dhe nëse nuk jeni të kujdesshëm lëkura juaj do të dëmtohet, janë këshillat e dermatologut.
Prandaj, dermatologët sugjerojnë se aloe vera dhe vaji i kokosit mund të ndihmojnë në lehtësimin e djegieve dhe në reduktimin e plagëve të shkaktuara nga ekspozimi i tepërt në diell, shkruan „Well and Good“.
Megjithatë dermatologia Geeta Yadav, themeluese e FACET Dermatology, thotë se është e rëndësishme edhe koha kur aplikojmë vaj kokosi.
“Nëse e aplikoni shumë shpejt pas një djegieje, mund ta përkeqësoni lëkurën e dhimbshme, të fryrë dhe të djegur, duke mbajtur nxehtësinë. Prandaj, rekomandoj të përdorni fillimisht aloe vera, e më pas vajin e kokosit”, shpjegon ajo.
Kjo do të thotë që nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me lëkurën e djegur nga dielli, shtyjeni aplikimin e vajit të kokosi dhe vendoni aloe vera ose kremit kundër diellit.
“Aloe vera lejon lëkurën të marrë frymë dhe përdoret më së miri fillimisht për djegiet nga dielli. “Vaji i kokosit është më mirë të përdoret në fazat e mëvonshme të rikuperimit nga djegiet, kur lëkura po zhvishet”, këshillon Jadav. /Telegrafi/