Nënës së Hashim Thaçit i përkeqësohet gjendja shëndetësore, që disa ditë është shtrirë në spital

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi ka disa ditë që është me gjendje të rëndë shëndetësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ajo, siç është mësuar jozyrtarisht në QKUK, ka 4-5 ditë është duke u trajtuar intenzivisht në QKUK, pasi që i është rënduar jashtëzakonisht shumë gjendja shëndetësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E kontaktuar për të marrë informacione rreth shëndetit të nënës së ish-presidentit Thaçi, familja e tij kanë kërkuar mirëkuptim, pasi që nuk kishin gatishmëri të jepnin detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore.

Nuk dihet nëse ish-presidenti Thaçi do të vijë në Kosovë për ta vizituar nënën e tij, pas përkeqësimit të gjendjes së saj.

Thaçi së bashku me Veselin, Selimin dhe Krasniqin tashmë janë përballur edhe me dëshmitarin e katërt të prokurorisë në Hagë. Ata po mbahen në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.