“Nëna vajton vajzën, që dheu i zi e mbuloi për ditëlindje”, vëllai i uron ditëlindjen Artilës…

Me datë 28 dhjetor një grua u gjet e vdekur në oborrin e hotel ‘Venus’.

U tha se ajo ka rënë nga kati i dytë.

Ndërkaq personi që kishte qenë në dhomë me të para ngjarjes tragjike, Asdren Begolli, kishte deklaruar se ajo kishte bërë vetëvrasje.

Në një intervistë ekskluzive për Insajderin të realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi, vëllaui i saj Artili, mes tjerash kishte deklaruar se: Artila ka qenë një grua e gëzuar, me ëndrra e plane për jetën. Ajo kishte plan ta përfaqësonte Kosovën në garat e oraznizuar në Portoriko. Dita kur ajo ka vdekur ka qenë një ditë e zakonshme. Kishte shkua për  ngrënë darkë.

Sot shënohet 35 vjetori i lindjes së saj.

Në këtë ditë të shënuar për familjen Kameri, Artilën nëpërmjet një shkrimi emocional e ka kujtuar vëllai i saj.

“Urime ditëlindjen në Parajsë, motër! Më fal motër që po qaj se t’i i doje lotët, ishe plot gëzim. Në ditëlindjen tënde po mendoj për të gjitha momentet që kaluam bashkë. Sa do të doja edhe njëherë të kisha pranë, të përqafoj me gjithë forcën dhe të tregoj se sa shumë të dua e sa shumë më mungon”, ka shkruar ai teksa i uronte ditëlindjen Artilës.

Tutje vëllai i saj, ai ka thënë se “nëna është duke e vajtuar vajzën e hasretit që dheu i zi e ka mbuluar”.

“Nana është duke vajtuar çikën e hasretit që dheu i zi e mbuloi për ditëlindje. Nuk mundi me pritë. Ia theve zemrën nanës, se është msu me të pritë e me festu bashkë. Pot, ti festo sot, lart në Parajsë. O dritë, ti që ishe gëzimi ynë, e festat nuk kanë kuptim pa ty”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Prokuroria e Prishtinës për Insajderin ka deklaruar se rasti është inicuar si ‘hetim mbi vdekjen’ dhe janë në pritje të raportit të autopsisë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Urime Ditëlindjen në Parajsë Motër.

Në kopshtin e shtëpisë sonë ti çele e para. E mbushe me aromë,e zbukurove dhe duke e marrë me vete nektarin ëmbëlsues ike që të ermosh mes engjujsh.Acari i trishtë Dhjetori ta ngriu buzëqeshjen e gjaku tu bë kristal.Kopshtin e shtëpisë e gjymtove e misionin e la në gjysmë.

Ti sot po e feston ditëlindjen tënde me engjuj atje lartë e ne pa ty këtu.Sa shumë ti e doje jetën me buzëqeshje rrije çdo ditë.Më fal motër që po qaj se ti nuk i doje lotët se ishe plot gëzim.Në ditëlindjen tënde, po mendoj për të gjitha momentet që kemi kaluar bashkë.Sa do doja të kisha edhe një herë pranë,të të përqafoja me gjithë forcën dhe të të tregoja se sa shumë të dua dhe sa shumë më mungonë.

E Nana është duke vajtuar çiken e hasretit që dheu i zi e mbuloi e ditëlindjen nuk mundi mi prit.Ja theve zemren Nanes se është msu me të prit e me festu bashkë por ti festo sot lartë në parajsë o dritë.Ti që ishe gëzimi i shtëpisë sonë e festat pa ty nuk kanë më kuptimë.

Sot 15 Janar 2024 do ta festoje ditëlindjen e 35 por zoti të deshti afër vetes ENGJULLI më i bukur i parajsës!

Të falenderojmë për gjithë dashurinë dhe kujdesin qe na dhurove.Por të premtojmë që do të të kujtojmë me mall të madhë çdo ditë deri në frymën tonë të fundit!

Qofsh shpërblyer me gradat më të larta të xhehnetit

Gëzuar Ditëlindjen Motër e Ëmbël!

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.