‘Nëna e dinte që s’doja të isha djalë’/ Edona rrëfehet mes lotësh

Edona James është një nga personazhet më interesantë të këtij edicioni në ‘Big Brother Vip Kosova’, kjo për shkak të transforimit të gjininsë së saj.

Në ‘prime-in’ e mbrëmjes së djeshme ajo ka rrëfyer mes lotësh vendimin që mori në moshën 12 vjeçare për të ndryshuar gjini duke marrë hormone. Ajo tregon se nëna e saj e dinte që ajo nuk donte të ishte mashkull, ndërsa thotë se është përballur me dhunë psikologjike dhe fizike nga disa persona. Madje siç tregon ajo ka qenë burri i tezes ai i cili e ka dhunuar pasi mori vesh se do të transformohej. Edona thotë se mentaliteti ‘e vret’ atë çdo ditë.

“Jam larguar nga shtëpia në moshën 12-vjeçare, nga 12 deri në 16 vjeç nuk e kam takuar nënën, nëna e ka ditur nga fillimi që nuk kisha dëshirë të isha djalë, nëna ka menduar se do të ndryshoj kur të rritem, vëllau vishej me rroba të burrave, unë gjithmonë vishja fustane”, ka nisur tregimin e saj Edona.

“Kur jam takuar me nënën në moshën 16-vjeçare kisha marrë hormone, nga mosha 12-vjeçare nisa të marrë hormone, me hormone ndërrohet trupi dhe me 16-vjeçe kam bërë gjoksin”, ka treguar mes lotësh Edona.

“Ju e dini si kanë qenë mentaliteti, thoshin ‘kjo burrë është si do të bëhet grua’, burri i tezes time më ka rrahur një herë shumë keq, kur më ka parë pas disa vitesh ka thënë kam hyrë në gjynah me ketë çikë, nuk mundesh të ja ndërrosh dikujt mendjen, unë këtë mendje e kam patur prej që kam lindur, kurrë nuk e kisha në mendje të isha burrë”, u shpreh Edona.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.