Nëna dhe motra e vrasësit në shkollën në Beograd kapen nga policia në kufi për Maqedoni

Nëna dhe motra e 13-vjeçarit Kosta Ketsmanoviq, i cili muajin e kaluar vrau 9 shokë të klasës dhe një roje në shkollën fillore “Vladimir Ribnikar” në Beograd, u përpoqën të largoheshin nga Serbia, por u ndaluan në pikën kufitare “Prohor Pçinjski”, rrugës për në Maqedoni, raportojnë mediat serbe.

Për momentin nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar, Maqedonia apo Greqia.

Miljana është ndaluar pasi është nën hetim. Autoritetet dyshojnë se ajo ka neglizhuar dhe abuzuar me djalin vrasës përpara se të kryente krimin. Nëse vërtetohet se ajo e ka kryer këtë vepër, ajo dënohet me burgim deri në tre vjet.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.