Në video-skandalin e Safet Gjicit përfshihet dhe nënkryetari i Kukësit, ja çfarë deklaron ai për rastin…

June 20, 2023

Në videon e plotë të skandalit seksual që ka përfshirë Safet Gjicin ka dalë një personazh i tretë që është nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili shkëmben kontaktet me Alma Kaçin, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës që iu propozua ish kryebashkiakut nga vetë gruaja pas marrëdhënies seksuale në zyrë.

Në deklarimin e tij, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit, për planin e ndërtimit të qëndrës së sterilizimit.

Sipas tij, plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak dhe as miratuar një projekt-buxhet.

Ndërkohë mes personave që është kërkuar të meret në pyetje është dhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës.

Ditën e betimit të Safet Gjicit në Këshillin Bashkiak, mes Cengut dhe kryetarit të sapobetuar, ka pasur një përplasje verbale në prezencë të gjithë anëtarëve të tjerë të këshishillit.

Të dy palët kanë kërcënuar publikisht njëri-tjetrin me prezencën e dosjeve kompromentuese, ku Safet Gjici, i ka kujtuar Astrit Cungun se i disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast.

Ndërsa nga ana tjetër, Astrit Cengu, i ka kujtuar Gjicit se nuk kishte çfarë ti bënte pasi dhe 4 ditë ishte në krye të bashkisë.

/Gazeta Express

Previous Story

Rasti tragjik në Lepenc/ Familjari: Asgjë s’kemi të bëjmë me familjen e Behgjet Pacollit, ai me pas ndje dhimbje kishte dal te vendi me pa situatën…

Next Story

Bllokimi i pikëkalimeve kufitare me Kosovën, hakmarrje për ndalimin e mallrave serbe

Latest from Blog

Go toTop