Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 konfirmojnë se në veturën “BMW” me targa të Kosovës janë gjetur të vdekur edhe 3 anëtarët e familjes Pacolli të cilët ditën e djeshme u aksidentuan në rrugën Shkup-Bllacë, pas çka ranë në lumin Lepenc, shkruan TV21. Nga MPB rikujtojnë se shoferi i veturës tjetër të kasidentuar me targa të Shkupit po mbahet ende në polici.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot (18 qershor) zyrtarët policorë të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” në lumin Lepenc kanë gjetur tre të vdekur, të cilët po kërkoheshin pas aksidenti të mbrëmshëm në rrugën Shkup-Bllacë. Është gjetur edhe automjeti i tipit BMW me të cilin ata po lëviznin. Siç kemi bërë me dije më herët, me urdhër të prokurorit publik, drejtuesi i mjetit “Volkswagen Turan” B.B. është privuar nga liria dhe po mbahet për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB për TV21.