Në Tetovë u mbajt edicioni i 12-të i Festivalit të Këngëve të Vjetra Qytetare “Teuta”

October 15, 2023

Në Qendrën e Kulturës në Tetovë “Iljo Anteski-Smok” mbrëmë për të 12-ën herë u mbajt festivali i këngës së vjetër qytetare shqiptare “Teuta”. Këtë vit performuan ansamblet shtetërore nga Tirana dhe Prishtina, ansambli nga Elbasani dhe mikpritësit e korit të grave “Teuta” nga Tetova.

“Të parët që u paraqitën para publikut tetovar, ishin mu nikoqirët nga Tetova, për t’u dhënë hapësirë pastaj ansamblit të Elbasanit “Isuf Myzyri”, Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore “Shota” – Prishtinë dhe në fund u paraqitën solistët e Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore të Republikës së Shqipërisë. Programi i pasur i këtyre grupeve pjesëmarrëse duke përfshi këngë të të gjitha trevave shqipfolëse, jo vetëm që u mirëprit nga publiku tetovar, i cili çmon lartë këtë këngë, por në raste duke kënduar njëzëri, si një kor, ishin edhe pjesëmarrës të barabartë me solistët në skenë, duke i dhënë magjinë këtij festivali me karakter shumë të veçantë”, informuan nga Qendra e Kulturës për festivalin.

Drejtori i Qendrës së Kulturës Arlind Huseini së bashku me këshillin artistik u ndanë mirënjohje për të ndjerën zonjën Qefajete Beqiri, që njëherësh ka qenë një nga iniciatoret dhe themelueset e këtij festivali të rëndësishëm mbarëkombëtar, si dhe një nga themelueset dhe pjesëmarrëse në korin e grave “Teuta”. Qendra e Kulturës nderoi edhe artistin e madh, Vladimir Hasimin, i cili tërë jetën artistike ia kushtoi Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore të Republikës së Shqipërisë.

Previous Story

Nesër Procesi i Berlinit. Harta me të gjitha rrugët e bllokuara. Mbi 2000 efektivë ‘blindojnë’ Tiranën!

Next Story

Humb jetën dibrani, u përplas nga vetura në rrugën Kërçovë-Ohër

Latest from Blog

Go toTop