Në nderim të jetës dhe veprës së Shën Nënë Terezës, mbahet edicioni i tretë i manifestimit “Drita e Gonxhes”

Me ekspozitën e mozaikëve të rektorit të Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup, Izet Zeqiri nesër fillojnë Ditët e Nënë Terezës.

Ekspozita e titulluar “Nëna Terezë – nga Shkupi në Kalkutë” do të jetë e hapur në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, me ç’rast do të ketë dedikime për jetën dhe veprën e Shën Terezës, teksa  një fjalim rasti do të mbajë dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Poashtu është planifikuar orë poezie e Shoqatës së shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, ndërsa më 29 gusht do të promovohet kënga dhe videoklipi kushtuar Gonxhe Bojaxhiut.

Në kuadër të Ditëve do të ketë edhe lexim poezish kushtuar Nënë Terezës – Shoqata e shkrimtarëve “ABC Poetike”, shfaqja e filmit “Diçka e bukur për Zotin”, promovimi i përmbledhjes me poezi për Nënë Terezën – Shoqata qytetare “Shkupjania Nënë Tereza”, si dhe leximi i tregimeve nga konkursi letrar.

Do të ndahen çmime dhe certifikata mirënjohjeje.

Ditët e Nënë Terezës do të përmbyllen më 5 shtator me një aksion të dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të RMV-së.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.