Në Kuvend sot janë caktuar vazhdime të tre mbledhjeve plenare

Në Kuvend sot janë caktuar vazhdime të tre mbledhjeve plenare – 127, 126 dhe mbledhjes së 74-t.

Në mbledhjen e 127-të deputetët duhet ta shqyrtojnë nevojën për miratim të Propozimit të rregullores së Kuvendit të RMV-së, në lexim të parë. Propozim-Rregullorja javën e kaluar unanimisht u dha për procedurë të mëtutjeshme në Komisionin amë për çështje të mandatit dhe imunitetit.

Në rend dite të kësaj mblehdje janë edhe Propozim ligjet e tjera për ratifikim të amandamenteve të Marrëvehsjes për themelim të Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, Propozim ligji për ratifikim të Marrëvehsjes për bashkëpunim kulturor mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeeverisë së Republikës së Turqisë dhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për lirim tatimor me qëllim të realizimit të Vendimit për arritje të Aneks-marrëveshjes për koncesion për ndryshim të dedikimit të një pjese të mjeteve, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të mbledhjes së 126-të janë disa pika, mes të cilave, ratifikime të ligjeve për Marrëveshjen mes Këshollit të ministrave të BeH-së, Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Qeverisë së Hungarisë, Qeverisë së RMV-së, Qeverisë së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Serbisë, Qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunim mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Rumanisë për përforcim të bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm dhe parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit dhe të Protokollit mes Qeverisë së RMV-së dhe Këshillit federal zviceran për ndryshim të Marrëveshjes së 14 prillit të vitit 2000 mes Qeverisë së RMV-së dje Këshillit federal zviceran për evitim të tatimimit të dyfishtë në rpaort me tatimin e të ardhurave dhe tatimin e kapitalit. Deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe vendimin për ndryshim dhe plotësim të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021-2025 dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen shëndetësore, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të mbledhjes së 74-t janë ndryshimet e Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik të RMV-së, Ligjit për rrogat e prokurorëve publik, me procedurë të shlurtuar, të Ligjit për themelim të Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, në lexim të parë, Ligjit për hapje të universiteteve qytetare për mësim të përjetshëm, në lexim të parë, Ligjit për arsimin fillor, në lexim të parë dhe Propozim rezoluta kundër rehabilitimit dhe glorifikimit të fashizmit, nazizmit dhe formave të tyre bashkëkohor

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.