Në Gjykatën e Kumanovës janë djegur hapësirat e bodrumit

July 11, 2023

Pas mesnate është djegur hapësira ku mbahej arkiva e Gjykatës Themelore në Kumanovë. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se zjarri është lokalizuar por që në terren ka ende ekipe të zjarrfikësve.

“Zjarrfikësit e Kumanovës kanë intervenuar nga ora 01:35 në objektin e djegur në bodrum të objektit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Kumanovë, ku gjendet arkivi i Gjykatës. Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikëse me dy automjete zjarrfikëse. Zjarri është i lokalizuar, por ekipi i zjarrfikësve në Kumanovë është ende në terren”, thonë nga QMK.

Previous Story

Qeveria dhe sindikatat arrijnë marrëveshje, rrogat në sektorin publik do të rriten për 10%

Next Story

198 gjoba për shoferët në Shkup, 61 për tejkalim të shpejtësisë

Latest from Blog

Go toTop