Në “Fadil Vokrri”, shkruhet historia, Ballkani i jep “leksion” Dinamo Zagrebit

October 5, 2023

Ballkani ka marr fitoren e parë në Conference League këtë sezon.

Kampioni i Kosovës e ka mposhtur në stadiumin ”Fadil Vokrri” skuadrën e Dinamo Zagrebit, me rezultat 2-0.

Ballkani bëri një paraqitje të mirë që nga fillimi i ndeshjes dhe kjo u konkretizua me gol nga Almir Kryeziu në minutën e 44-të.

Golin e sigurisë për skuadrën suharekase e ka shënuar sulmuesi algjerian, Walid Hamidi në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Ballkani renditet në vendin e dytë të Grupit C, me 3 pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagreb në vendin e tretë.

Previous Story

Ministri Besimi takoi ambasadorin e sapoemëruar austriak, Pamer

Next Story

Nuk u pajtuan me dhëndrin kroat, familjarët e rrëmbejnë vajzën shqiptare nga shtëpia e burrit në Zagreb

Latest from Blog

Go toTop