Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,12% në raport me vendimin e datës 27.07.2023.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, rriten për 1,00 den/litër, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) dhe i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për2,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 1,204 denarë/kg dhe do te jetë 43,542 den/kg.

Nga data 01.08.2023, ora 00:01 çmimet e derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 85,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 87,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 76,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 75,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 43,542 (denarë/kilogram)

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.