Ndryshimi i Kushtetutës nuk e kërcënon identitetin maqedonas, Mickoskit ia tha edhe Gjermania!

Për shefin e diplomacisë, Bujar Osmani, Rezoluta është vetëm një konfirmim simbolik i asaj që është formalisht në Kornizën negociuese, sepse identiteti maqedonas është i garantuar edhe pa të dhe kur të anëtarësohemi, vetëm do të promovohet edhe më shumë

Rezoluta e Bundestagut gjerman në mbështetje të gjuhës dhe kulturës maqedonase, nuk do të jetë e vetmja, siç mëson Indeks.mk nga burime mirë të informoura diplomatike priten edhe rezoluta të reja nga partnerë strategjikë të Maqedonisë së Veriut.

Por, dilema që shtrohet në opinion është se a do të jenë këto të mjaftueshme për garancitë që i kërkon opozita maqedonase që t’u japë dritë jeshile ndryshimeve të nevojshme kushtetuese, për futjen e komunitetit bullgar në Preambulën e Kushtetutës dhe heqjen edhe të pengesës së fundit të vendit në rrugën drejt BE-së?

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për Indeks.mk thonë se përpjekjet për ti garantuar vendit një të ardhme të evropiane nuk kanë të ndalur, dhe se në vazhdimësi punohet në gjetjen e kompromiseve për të vazhduar tutje ky rrugëtim strategjik i vendit.

Edhe pse si qeveria ashtu edhe opozita e mirëpritën Rezolutën në mbështetje të identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase, e cila u miratua në Bundestagun gjerman dhe në vend që dokumenti të ishte një bazë e mirë që opozitarja VMRO-DPMNE të reflektojë dhe mbështet ndryshimet kushtetuese, ata u “vërsulën” pas pushtetit me akuza, edhe pse Rezoluta mbron identitetin dhe gjuhën maqedonase.

LSDM falënderoi Bundestagun e Gjermanisë për Rezolutën e miratuar. Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, tha se Rezoluta është mbështetje për rrugën evropiane rë vendit.

“Kemi marrë mbështetje në rrugën evropiane, konfirmimin dhe njohjen e gjuhës, kulturës, identitetit dhe veçantisë maqedonase. Rezoluta e miratuar është përkrahur nga partia simotër e LSDM-së, PSD dhe nga Liberalët dhe të Gjelbrit gjermanë. Mesazh i qartë, i fortë dhe i fuqishëm për korrektësinë e rrugës në të cilën jemi, për korrektësinë e politikave të Kovaçevskit, LSDM-së dhe shumicës parlamentare dhe për mbështetjen për vazhdimin e rrugës evropiane. Përveç kësaj, ky është një respekt për ne si popull me gjithë veçantinë e tij, i cili deri më tani ka bërë shumë për vlerat evropiane”, tha Darko Kaevski, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së, përcjell Indeks.mk

Ai shtoi se opinioni e di shumë mirë se kush është përgjegjës për Rezolutën në Bundestagun gjerman.

“Fatkeqësisht, DPMNE-ja përveç bllokadave nuk bëri asgjë për identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe as për këtë rezolutë. DPMNE dhe Mickoski duhet të kenë turp për veten e tyre. Aq më tepër që partitë e tyre simotra në Bundestag votuan kundër Rezolutës për konfirmimin e gjuhës, kulturës dhe veçorisë maqedonase”, tha Kaevski.

Nga opozitarja VMRO-DPMNE e përshëndetën Rezolutën dhe thonë se merita për të është e tyre.

Për shefin e diplomacisë, Bujar Osmani, Rezoluta është vetëm një konfirmim simbolik i asaj që është formalisht në Kornizën negociuese, sepse identiteti maqedonas është i garantuar edhe pa të dhe kur të anëtarësohemi, vetëm do të promovohet edhe më shumë.

Parlamenti gjerman, Bundestagu, me shumicën e votave të deputetëve të tri partive në pushtet – socialdemokratët, liberalët dhe “të gjelbërt” miratoi një rezolutë, e cila mbështet identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Rezoluta nuk mori mbështetje nga partitë e opozitës, përfshirë Bashkimin Demokratik Kristian/Bashkimin Social Kristian (CDU/CSU) konservator të ish-kancelares Angela Merkel.

Rezolutën para deputetëve e ka prezantuar Sekretarja e Shtetit për Evropën në MPJ-në gjermane, Anna Leermann, e cila vjen nga radhët e “të gjelbërve”.

“Me këtë rezolutë ne i kushtojmë respekt të thellë identitetit, gjuhës, kulturës dhe historisë maqedonase”, tha Lirman.

Ajo shtoi se ndryshimi i Kushtetutës nuk e kërcënon identitetin maqedonas, por përkundrazi e forcon karakterin multietnik të shtetit.
“Pretendimet se kjo do të komprometojë identitetin janë të gabuara. Futja e komuniteteve shtesë në Kushtetutë, përkundrazi, vetëm sa do të forcojë karakterin multietnik të shtetit, i cili është shembull për të gjithë rajonin”, tha Lierman.(Indeks.mk)

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.