Ndryshimet kushtetuese, Selmani: Sfidë e madhe, pritet të përmbushet

October 14, 2023

Resepktimi i nëntorit si afat përfundimtar për ndryshimet kushtetuese, do të jetë sfidë e madhe për vendin vlerëson profesori universitar Bashkim Selmani duke pasur parasysh kryeneçësinë e VMRO-së për t’i kundërshtuar deri në fund të ndryshimet.

Selmani edhe përkudnër rrezikut të lartë që vendi të humbasë biletën europiane, shprehet optimist se në nëntor më së voni dhjetor partitë politike do të vënë para interesin e shtetit dhe përmbushin ndryshimin e kushtetutës.

“Për sa i përket arritjes së ndryshimeve kushtetuese deri në nëntor përbën një nga sfidat bazë dhe përfundimtare për sa i përket pritjes së gjatë të qytetarëve Pashtu edhe situatës së rëndë ekonomike. Të gjitha këto përplasje pozitë opozitë që mbrenda këtyre tre decenieve i kemi dëgjuar, poashtu edhe kryeneqësia e VMRO-së, fatkeqësisht akoma përbën rrezik për vet shtetin dhe pritjet e gjata të qytetarëve për të aderuar në BE. Poashtu kemi shpresa se do të arrihet marrëveshje midis këtyre partive politike dhe numrave e cila gjithë kjo betejë politike që po ndodh aktualisht, normal se do të arrijë në një konsenzus të përbashkët”, u shpreh profesori i së drejtës juridike Bashkim Selmani.

Ndryshimet kushtetuese, kërkesat shqiptare, Selmani: Mungon konsenzus që të hiqet 20%-i

Ndërkohë edhe opozita shqiptare kushtëzon ndryshimet me heqjen e 20%-it. Profesor Selmani thotë se kërkesa e tyre është e drejtë por vështirë e realizueshme.

“Kjo është fatkeqësia e rradhës sepse shqiptarët dhe partitë politike shqiptare asnjëherë nuk arritën një konsenzus të përbashkët për të vlerësuar një herë e përgjithmonë se çfarë është interesi i shqiptarëve dhe çfarë është interesi i Maqedonisë. Fatkeqësisht të gjitha partitë politike shqiptare më tepër janë përkujdesur për interesin e maqedonisë se sa për votuesit e tyre”, theksoi Selmani.

Previous Story

“Shqipëria të rinegociojë disa parametra të procesit të integrimit”, Artan Fuga liston 11 kërkesa për samitin e BE në Tiranë

Next Story

Obeziteti po merr hov të madh, Ahmeti: Trajtimi në kohë është shërim

Latest from Blog

Go toTop