Ndryshimet Kushtetuese/ Përveç ministrave, dorëheqje japin edhe zv. ministrat e BDI-së

Sot edhe zv. ministrat e BDI-së në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar dorëheqjet e tyre me kusht nëse OBRM-PDUKM pranon të votojë ndryshimet Kushtetuese.

Ditë më parë edhe ministrat nga radhët e BDI-së nënshkruan dorëheqjet dhe deponuan te kryeministri Kovaçevski por me kusht që në rast se OBRM-PDUKM-ja voton ndryshimet Kushtetuese të hyjnë në fuqi dorëheqjet.

”Si zv. ministër për Transport dhe lidhje, i vetëdijshëm për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe ardhmërinë e tyre e cila padyshim e ka vendin në familjen e madhe europiane, sot ia dorëzova Kryetarit të Qeverisë, dorëheqjen time nga pozita e zëvendësministrit për transport dhe lidhje. Pres nga kryeministri Kovaçevski që ta aktivizoj këtë dorëheqje në momentin kur opozita t’i votojë dhe të hyjnë në fuqi ndryshimet e propozuara kushtetuese në Kuvend. E ardhmja evropiane mbi të gjitha”, shkruan zv/ministri i Tranpostit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

”Si zv. ministër i Punëve të Brendshme, i vetëdijshëm për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe ardhmërinë e tyre e cila padyshim e ka vendin në familjen e madhe europiane, sot ia dorëzova Kryetarit të Qeverisë, dorëheqjen time nga pozita e zëvendësministrit të Brendshëm. Pres nga kryeministri Kovaçevski që ta aktivizoj këtë dorëheqje në momentin kur opozita t’i votojë dhe të hyjnë në fuqi ndryshimet e propozuara kushtetuese në Kuvend. E ardhmja evropiane mbi të gjitha”, shkruan Nazim Bushi.

Share

Go toTop