Ndryshimet kushtetuese kaluan filtrin qeveritar, nesër hyjnë në procedurë parlamentare

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar iniciativën për ndryshimet Kushtetuese. Siç mëson Indeks.mk nga Qeveria, tanimë kanë nisur edhe procedurat që ajo të dorëzohen në Parlament.

Vendimin për ndryshimet kushtetuese me të cilat bullgarët dhe komunitetet e tjera do të bëhen pjesë e Preambulës, Qeveria nesër i dërgon në Parlament, bëjnë të ditur burime qeveritare për Indeks.mk

Kryeparlamentari Talat Xhaferi do ta caktojë komisionin kushtetues javën e ardhshme, me shumë mundësi të hënën, më 24 korrik.Nëse nesër amendamentet futen në Parlament, Talat Xhaferi seancën plenare për nevojën e hapjes së Kushtetutës do ta caktojë për 19 gusht, pra të paktën 30 ditë pasi materialet për ndryshimet kushtetuese të hyjnë në procedurë parlamentare.

Seanca komisioni, e cila do të fillojë javën e ardhshme, sipas Rregullores së Kuvendit, zgjat maksimumi 10 ditë pune.(Indeks.mk)

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.