Ndryshimet kushtetuese, Grubi: E vetmja rrugë për zhvillim ekonomik dhe standarde europiane

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi në deklaratën e tij të fundit për media ka kërkuar nga partitë politike dhe deputetët mbështetje për votimin e ndryshimeve kushtetuese, si pengesa e vetme në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE).

“Shpresojë se të gjithë të kyçurit në këtë proces do ta kapërcejnë veten dhe agjendat e tyre për politika ditore, veçanërisht deputetët në Parlament dhe do ta mbështesin procesin e Maqedonisë europiane. Vetëm kjo është e vetmja rrugë për zhvillimin ekonomik dhe afrimin e standardeve tona me standardet europiane. Posaçërisht u bëj thirrje të gjithë deputetëve dhe gjitha partive politike parlamentare që sa më parë të ofrojnë mbështetje për një Maqedoni europiane”, nënvizoi Grubi, përcjell PRESSonline.al

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.