Ndryshimet kushtetuese, Çupeska: VMRO jokonsistente, është jashtëzakonisht infantile!

Futja e komunitetit bullgar në Kushtetutë nuk duhet trajtuar si “pengesa bullgare”, por si kushte të përgjithshme të përcaktuara në kuadrin negociator të BE-së, kështu ka deklaruar për portalin “Loklano”, Ana Çupeska – profesoresh e Fakultetit Juridik “Justiniani i parë” – Shkup, duke komentuar akuzat e opozitares VMRO-DPMNE se ndryshimet kushtetuese janë dikatat dhe kusht i bullgarisë, jo kusht për të ecë vendi pa pangesa drejt BE-së, përcjell Indeks.mk

“Duhet ta lëvizim procesin. Përndryshe, rrezikojmë të mbetemi prapa. Unë mendoj se sfidat e sigurisë do të rriten ndjeshëm. Ky do të ishte një gabim fatal strategjik në kontekstin e luftës”, ka deklaruar Çupeska.

Në lidhje me atë nëse pritet ndryshim i qëndrimeve të opozitës për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e pakicës bullgare në preambulë, ajo thekson se “janë aq jokonsistente sa nuk mund të pritet asgjë prej tyre, pra sillen jashtëzakonisht infantil dhe të papërgjegjshëm”.

Bullgaria nuk vendos kushte të reja për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, tha dy ditë më parë kreu i shtetit bullgar Rumen Radev dhe theksoi se nga Shkupi kërkohet të përmbushë obligimet e marra tashmë, të përcaktuara në negociatat kornizë.(Indeks.mk)

Share

Go toTop