Ndryshimet klimatike mund të përshpejtohen shkaku i Inteligjencës Artificiale

November 3, 2024

Inteligjenca artificiale (AI) konsumon aq shumë energji saqë qendrat e të dhënave për të zhvilluar teknologjinë në Evropë pritet të kenë nevojë për pothuajse tre herë më shumë energji deri në vitin 2030, sipas një studimi të publikuar sot.

Studimi, i publikuar nga firma konsulente McKinsey, tregoi se kërkesa për energji elektrike parashikohet të kalojë 150 teravat-orë (TWh) deri në vitin 2030 nga 62 TWh e sotme.

Kjo do të thotë se rreth 5 për qind e konsumit total të energjisë në Evropë do të shkojë për inteligjencën artificiale, ndërsa aktualisht konsumon rreth 2 për qind, sipas studimit.

Sipas një studimi, nevoja në rritje e inteligjencës artificiale për energji elektrike mund të përshpejtojë ndryshimet klimatike nëse nuk mundësohet nga burime të rinovueshme të energjisë.

Aktualisht, pjesa më e madhe e energjisë elektrike për qendrat e të dhënave ende vjen nga lëndët djegëse fosile.

“Kërkesa në rritje për energji elektrike të pastër sjell sfida të rëndësishme”, tha për dpa partneri i McKinsey, Diego Hernandez Diaz.

Burimet e besueshme të energjisë janë të disponueshme vetëm në një masë të kufizuar, vëren ai.

Përveç kësaj, ka pengesa në disponueshmërinë e punëtorëve të kualifikuar.

Studimi tregon gjithashtu se kërkesa shtesë për energji elektrike të gjelbër kërkon investime të mëdha në burimet e rinovueshme të energjisë. /Telegrafi/

Previous Story

Për herë të parë, Finlanda goditet nga erërat me forcë uragani të cilat përkojnë me reshje bore

Next Story

Pesë gjëra që gratë do të donin që burrat t’i kuptonin për pasiguritë e tyre

Latest from Blog

Go toTop