Ndeshja e së dielës/ Shkupi i pamposhtur në Çair nga Vardari tashmë katër vite!

Të dielën në ora 13:00 në stadiumin e Çairit do të zhvillohet një nga derbit më të mëdhenj dhe më të nxehtë në LPFM-së, që është edhe derbi i qytetit, pasiqë dy skuadrat vijnë nga krye-qyteti.
Bëhet fjalë për ndeshjen mes Shkupit dhe Vardarit.

Cilësohet si derbi i nxehtë duke marrë parasyshë tensionet dhe rivalitetin e dy tifo-grupeve dhe dëshirën për të qenë skuadra më e mirë e qytetit.

Shkupi dhe Vardari janë dy skuadra që do të takohen sërish pas një pauze prej dy vjeçare, sepse skuadra musafire, Vardari gjatë kësaj periudhe ka qenë në Ligën e Dytë të RMV-së.

Është interesant edhe fakti se skuadra nga parku i qytetit, Vardari në Çair nuk ka fituar një ndeshje zyrtare tashmë 4 vite. Pra ndeshjen e fundit në të cilën e ka fituar është ajo e 18 shtatorit në vitin 2019 kur edhe u shpall kampion, nën drejtimin e strategut Aleksandar Vasoski.

Atë kohë kuq e zinjtë fituan me rezultat 1-2.

Meqë të dielën, Vardari do të vijë në Çairin e pamposhtur, stadiumi i Shkupit pritet të jetë adresa të cilin do ta vizitojnë shumë qytetarë dhe tifozë të cilët pranojnë se rivaliteti më i madhë është me Vardarin se sa me Shkëndijën dhe se fitorja kundër ekipit të Vardarit është e vlefshme shumë për ta./indeks.mk/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.