Ndërtimi i Korridorit 8, Rexhepi: Mbi 400 aplikime për punësim për një javë, aplikimi vazhdon!

September 15, 2023

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në një prononcim për Indeks.mk thotë se trendi i aplikimeve për punësim në projektin e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10 D është tepër i kënaqshëm.

“Trendi i aplikimeve për punësim në projektin e ndërtimeve të korridoreve 8 dhe 10 D është tepër i kënaqshëm. Deri tash ka mbi 400 aplikime për punësim brenda një jave. Ende vazhdon procesi i paraqitjes në qytetet që i vizituam gjatë panairit bashkë me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë, Artan Grubi dhe kolegët tjerë. Javët në vazhdim do të kemi panaire edhe në qytetet tjera si në Shkup, Kërçovë Kumanovë etj. Apeloj te të gjithë e në veçanti të rinjtë që të paraqiten sepse mundësia është tani”, deklaroi Rexhepi për Indeks.mk

Previous Story

Nora Istrefi ka dy fjalë për të gjitha koleget e estradës

Next Story

E gjuajnë nga publiku teksa po performonte, balerinët e Beyonce vrapojnë drejt autorit

Latest from Blog

Go toTop