Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi zhvilloi sot takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Grubi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se temë diskutimi në këtë takim ishte rëndësia e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D në aspektin infrastrukturor dhe ekonomik për vendin.
Njoftimi i plotë:
Bashkë me ministrin Boçvarski dhe përfaqësuesit e konzociumit Bechtel & Enka mirëpritëm sot në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me të cilët diskutuam mbi rëndësinë e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10D për vendin dhe mbarë rajonin, si dhe për stabilitetin buxhetor të vendit.
Vazhdimi i mbështetjes nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar padyshim se do të ishte një ndihmesë e madhe për vendin drejt realizimit të aspiratave të tij zhvillimore.