Nderohet figura e Hasan Prishtinës, Ahmeti: Shkupi për të cilin dikur luftuan veprimtarët, sot frymon shqip!

Me rastin e 111 vjetorit të çlirimit të Shkupit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në ngjarjen e promovimit të figurës së Hasan Prishtinës në pullë postare në ITSHKSH, për të vijuar dhe me vendosjen e luleve tek shtatorja e veprimtarit Prishtina.

Ahmeti në Facebook shkruan se Shkupi për të cilin luftuan veprimtarët, sot frymon shqip.

Statusi i plotë:

Sot kur po shënojmë 111 vjetorin e çlirimit të Shkupit u bëmë bashkë për të kujtuar Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin me bashkëveprimtarë, për të reflektuar mbi idealin e tyre dhe mbi amanetin që na e lanë për të ruajtur dinjitetin kombëtar.
U përkujdesëm që figura e Hasan Prishtinës të jetë edhe në pullë postare në përvjetorin e 150 të lindjes së tij.
Shkupi për të cilin ata luftuan, sot më shumë se kurrë frymon shqip!

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.