Myftiu Ismaili viziton mesxhidin “Isra” në Draçevë, falënderon imamin dhe besimtarët

March 22, 2024

Myftiu i Qytetit të Shkupit, Qenan ef. Ismaili nëpërmes rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar se mesazhin e kësaj xhumaje në muajin e shenjtë të Ramazanit e ka përcjellë në mesxhidin “Isra” në Draçevë.

Ef. Ismaili ka falënderuar imamin e mesxhidit, “Isra”, hoxhë, Muharrem ef. Imerin dhe këshillin e kësaj xhamije po edhe besimtarët për pritjen e ngrotë.

“Mesazhin e xhumasë e përcollëm në mesxhidin “Isra” në Draçevë. Allahu e shpërbleft imamin h. Muharem ef. Imeri, këshillin e kësaj xhamie dhe xhematlinjtë e pranishëm për mikpritjen e ngrohtë vëllazërore. All-llahu e pranoftë!”, ka shkruar Ismaili.

Kujtojmë, mesxhidi “Isra” është një nga hapsirat më të reja ku besimtarët e lagjes Draçevë kryejnë obligimet dhe ritet fetare. Është objekti i vetëm i llojit të tillë. Deri para disa vitesh nuk ka pasur një objet të tillë në lagjen me shumicë maqedonase, me ҫka besimtarët janë detyruar që ritet dhe obligimet fetare t’i kryejnë në xhamitë përreth./indeks.mk/

Previous Story

Osmani: Si kryeministrin shqiptar, do e bëjmë edhe presidentin e parë shqiptar

Next Story

Ukraina anulon “Listën e Zezë” të kompanive të akuzuara si sponsorë të luftës

Latest from Blog

Go toTop